Foto: Përparim Rama akuzon Qeverinë për bllokim të komunave

Përparim Rama akuzon Qeverinë për bllokim të komunave

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar ndaj asaj që e cilëson si bllokim të komunave dhe projekteve të tyre nga pushteti qendror.

Rama e ka akuzuar Qeverinë për “ndëshkim politik”, duke thënë se qytetarëve nuk mund t’u merret buxheti dhe t’u bllokohen projektet vetëm pse nuk kanë votuar për pushtetin. “Kjo nuk është qeverisje. Është ndëshkim politik”, ka shkruar ai.

Ai ka bërë thirrje për pjesëmarrje në protestën e 1 shtatorit, të cilën e ka cilësuar si kundërshtim ndaj “bllokadës, arrogancës dhe centralizimit të pushtetit”. Rama ka theksuar gjithashtu se “paratë e qytetarëve nuk janë pronë e Qeverisë”.