Pesë shtetas shqiptarë kthehen nga Siria, mes tyre gra dhe fëmijë
Pesë shtetas shqiptarë, mes tyre gra dhe fëmijë, janë kthyer nga Siria pas përfundimit të një operacioni për riatdhesim vullnetar.
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë njoftoi se operacioni është realizuar pas një pune të gjatë dhe të kujdesshme.
Sipas njoftimit të ministrisë, procesi është koordinuar ndërmjet institucioneve shqiptare, përfaqësive diplomatike dhe konsullore, si dhe autoriteteve të vendeve të përfshira.
Ministria e ka paraqitur kthimin e pesë shtetasve si përfundimin e një faze të rëndësishme të këtij procesi të riatdhesimit nga Siria.