Foto: Pesë vjet burgim për mashtrim me rreth 2 milionë euro në Mitrovicë

Pesë vjet burgim për mashtrim me rreth 2 milionë euro në Mitrovicë

Gjykata Themelore në Mitrovicë e ka dënuar J.M. me pesë vjet burgim dhe 1 mijë e 500 euro gjobë, pasi e shpalli fajtor për veprën penale të mashtrimit.

Sipas aktgjykimit, rasti lidhet me përfitimin e rreth 2 milionë eurove përmes mashtrimit. Vendimi u shpall nga gjyqtarja Qëndresa Tahiri-Islami, pas përfundimit të shqyrtimit gjyqësor dhe administrimit të provave.

Dënimi me burgim do të ekzekutohet vetëm pasi aktgjykimi të marrë formë të prerë. Ndërkaq, gjoba prej 1 mijë e 500 eurosh duhet të paguhet brenda 90 ditësh nga plotfuqishmëria e aktgjykimit.

Nëse gjoba nuk paguhet brenda afatit, ajo zëvendësohet me burgim, duke u llogaritur një ditë burgim për çdo 20 euro të papaguara.