Pesë zyrtarë dyshohen për tjetërsimin e pronës 1.5 milionëshe në Fushë Kosovë
Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e paraburgimit ndaj pesë të pandehurve, të dyshuar për tjetërsimin e një prone me vlerë 1.5 milionë euro në Fushë Kosovë.
Të pandehurit janë identifikuar me inicialet G.Z., A.G., L.M., D.G. dhe E.A. Ata dyshohen se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.
Në vend të paraburgimit, gjykata caktoi masën e ndalimit për t’iu afruar vendit ose personit të caktuar. Pesë të pandehurit janë obliguar gjithashtu të paraqiten në stacion policor.
Sipas vendimit, kjo masë do të jetë në fuqi deri më 8 tetor 2026. Gjykata tha se kërkesa për paraburgim u refuzua pas dëgjimit të palëve dhe analizimit të shkresave të lëndës.