Foto: PISA 2025 sjell alarm për gjendjen e arsimit në Kosovë

PISA 2025 sjell alarm për gjendjen e arsimit në Kosovë

Rezultatet e reja të testit ndërkombëtar PISA 2025 kanë rikthyer shqetësimin për gjendjen e arsimit parauniversitar në Kosovë. Nxënësit vazhdojnë të mbeten nën mesataren ndërkombëtare në matematikë, lexim dhe shkencë.

Sipas vlerësimit të Dibran Hoxhës nga Organizata për Cilësi në Arsim, këto rezultate janë alarmuese për institucionet dhe tregojnë se gjendja në arsimin parauniversitar mbetet shumë e dobët.

Rezultatet vijnë pavarësisht viteve të reformave, strategjive dhe premtimeve për përmirësimin e cilësisë. Krahasimi i tri fushave kryesore të testimit tregon se përmirësimi i qëndrueshëm i nxënësve mbetet sfidë për sistemin arsimor.