Foto: Pllashniku paralajmëron: 50 veteranë do të shkojnë në Hagë

Pllashniku paralajmëron: 50 veteranë do të shkojnë në Hagë

Veterani i UÇK-së, Agim Pllashniku, ka paralajmëruar se rreth 50 veteranë do të udhëtojnë drejt Hagës në prag të shpalljes së aktgjykimit ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Pllashniku, një nga zërat më aktivë në reagimet publike lidhur me procesin gjyqësor, ka thënë se veteranët do të jenë pranë Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit në ditën e vendimit.

Ai ka deklaruar gjithashtu se, nëse ish-krerët e UÇK-së dënohen, 50 veteranët do të futen brenda në gjykatë. Sipas deklaratës së tij, udhëtimi drejt Hagës nuk do të bëhet vetëm për ta përcjellë vendimin, por edhe për të shprehur mbështetje për ish-krerët e UÇK-së.