Policia heton rrahjen në një kafiteri në Ferizaj
Policia e Kosovës ka nisur veprimet hetimore lidhur me një rast të dyshuar të rrahjes që ka ndodhur në një kafiteri në Ferizaj.
Njësia e Hetimeve në kuadër të Stacionit Policor në Ferizaj po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit. Sipas njoftimit të zëdhënësit të Policisë për Rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, hetuesit po mbledhin informacione dhe po ndërmarrin procedurat e tjera përkatëse.
Veprimet hetimore synojnë identifikimin dhe kapjen e personave të përfshirë në rrahje. Për informacione shtesë lidhur me rastin, policia ka bërë të ditur se do të njoftojë me kohë.