Policia paralajmëron për mesazhe mashtruese me emrin e institucioneve
Policia e Kosovës ka paralajmëruar qytetarët për qarkullimin e mesazheve mashtruese dhe dokumenteve të falsifikuara, të cilat përdorin paautorizim emrin, logot, vulat dhe nënshkrimin e institucioneve të Kosovës.
Sipas Policisë, dokumenti i publikuar nuk është njoftim zyrtar i saj. Autoriteti u ka bërë thirrje qytetarëve të mos u përgjigjen kërkesave të tilla dhe të mos ndajnë të dhëna personale apo bankare.
Policia ka kërkuar kujdes ndaj materialeve që paraqiten si komunikime institucionale, pasi përdorimi i elementeve zyrtare mund t’i bëjë ato të duken të besueshme. Qytetarët duhet ta verifikojnë përmbajtjen përpara se të reagojnë ndaj saj.