Foto: Prishtina pret vendimin e Hagës mes “Flakës së Lirisë”

Prishtina pret vendimin e Hagës mes “Flakës së Lirisë”

Pak orë para shpalljes së aktgjykimit në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, qytetarët në Prishtinë kanë nisur të mblidhen para ekranit të madh, në pritje të vendimit.

Në ekran janë vendosur fotografitë e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit. Katër ish-krerët e UÇK-së janë në pritje të aktgjykimit në Hagë.

Në vendin ku janë mbledhur qytetarët është ndezur edhe një herë “Flaka e Lirisë”, në prag të shpalljes së vendimit.