Foto: Prokuroria thotë se incizimet konfirmojnë përpjekjet për ndikim ndaj dëshmitarëve

Prokuroria thotë se incizimet konfirmojnë përpjekjet për ndikim ndaj dëshmitarëve

Prokurorja e specializuar, Kimberly West, tha në fjalën përmbyllëse se incizimet dhe dokumentet konfirmojnë përpjekjet për të ndikuar në dëshmitë e dëshmitarëve në procesin gjyqësor për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Sipas West, Thaçi dhe të bashkëakuzuarit e tjerë tentuan për muaj të tërë të ndikonin në dëshmitë e dëshmitarëve. Ajo tha se përpjekjet synonin të pengonin zhvillimin e procesit gjyqësor.

“Bashkë me bashkëpunëtorët e tij në këtë proces ai tentoi ta pengonte këtë proces duke ndërhyrë në dëshmitë e këtyre dëshmitarëve dhe u kap”, deklaroi West. Ajo shtoi se ai u kap me shumë orë incizime dhe dokumente që, sipas saj, i konfirmojnë incizimet në fjalë.