Prokuroria kërkon 6 vjet burgim për Hashim Thaçin
Prokuroria ka kërkuar gjashtë vjet burgim për Hashim Thaçin për pengim të drejtësisë, pas paraqitjes së fakteve që, sipas saj, i mbështesin kërkesat në këtë çështje.
Për Hajredin Kuçin, Prokuroria ka kërkuar nëntë muaj burgim, ndërsa për të tjerët janë kërkuar nga tre vjet burgim.
Gjatë paraqitjes së kërkesës, Prokuroria ka deklaruar se vendimi duhet të përputhet me ligjin, provat dhe faktet. Ajo ka kërkuar që dënimet të caktohen në përputhje me kërkesat e paraqitura për secilin të akuzuar.