Foto: Prokuroria kërkon dënimin e pesë të akuzuarve në Hagë

Prokuroria kërkon dënimin e pesë të akuzuarve në Hagë

Prokuroria e Hagës ka kërkuar nga Gjykata Speciale që të shpallë fajtorë Hashim Thaçin, Bashkim Smakajn, Isni Kilajn, Fadil Fazliun dhe Hajredin Kuçin, të cilët akuzohen për pengim të drejtësisë.

Në seancë, Prokuroria deklaroi se kërkesa për dënim bazohet në provat dhe faktet e paraqitura gjatë procesit, si dhe në peshën e veprave penale dhe tërësinë e faktorëve që duhet të merren parasysh gjatë caktimit të dënimit.

Prokuroria kërkoi nga gjykata që vendimi të përputhet me ligjin, provat dhe faktet, duke kërkuar shpalljen fajtorë të akuzuarve për të gjitha pikat e aktakuzës.