Prokuroria nxjerr udhëzimet që pretendon se Thaçi ia dha Fazliut
Prokuroria ka nxjerrë udhëzimet që pretendon se Hashim Thaçi ia dha Fazli Fazliut gjatë një bisede të lidhur drejtpërdrejt me dëshminë e Remi Mustafës dhe mënyrën se si ajo do të zhvillohej në Hagë.
Prokurori i Specializuar ka argumentuar se biseda mes Thaçit dhe Fazliut kishte të bënte me dëshminë e Mustafës. Sipas Prokurorisë, Fazliu konfirmoi se nuk do ta kontaktonte drejtpërdrejt Mustafën, por për organizimin e një takimi do të përdorte djalin e tij, Fahriun.
Udhëzimet e paraqitura nga Prokuroria lidhen me mënyrën e afrimit te dëshmitari dhe me zhvillimin e dëshmisë së tij në Hagë. Në qendër të pretendimeve është biseda mes Thaçit dhe Fazliut, si dhe roli që, sipas Prokurorisë, do të kishte një ndërmjetës në kontaktin me Mustafën.