Foto: Prokuroria paralajmëron ankesë pas pafajësisë për rastin e Gllogjanit

Prokuroria paralajmëron ankesë pas pafajësisë për rastin e Gllogjanit

Prokuroria ka paralajmëruar ankesë ndaj aktgjykimit të Gjykatës Themelore në Pejë, e cila i shpalli të pafajshëm të akuzuarit për vrasjen e trefishtë në Gllogjan.

Pas shpalljes së aktgjykimit, prokurorja e rastit, Sahide Gashi, tha se vendimi i shkallës së parë nuk e përfundon betejën gjyqësore. Ajo paralajmëroi se Prokuroria do ta kundërshtojë vendimin përmes ankesës.

“Beteja vazhdon. Kjo është vetëm shkalla e parë. Do t’i shkojmë deri në fund”, deklaroi Gashi pas vendimit të gjykatës.