Katër vjet e gjashtë muaj burg për pronarin pas shpërthimit fatal në Pejë
Gjykata Themelore në Pejë e ka dënuar me katër vjet e gjashtë muaj burgim dhe 24 mijë euro gjobë pronarin e kompanisë “Delta Group”, Vesel Jusajn, lidhur me rastin e vdekjes së Visar Muriqit.
Vendimi lidhet me shpërthimin e një cisterne në hapësirat e këtij biznesi, nga i cili Muriqi humbi jetën.
Ngjarja kishte ndodhur më 11 tetor 2024, në rrugën “Tahir Zemaj” në Pejë. Dënimi përfshin edhe gjobën prej 24 mijë eurosh të shqiptuar nga Gjykata Themelore në Pejë.