Foto: Punëtori 49-vjeçar humb jetën pasi bie nga lartësia në Veternik

Punëtori 49-vjeçar humb jetën pasi bie nga lartësia në Veternik

Një punëtor 49-vjeçar ka humbur jetën pasi ka rënë nga lartësia derisa po punonte në një objekt në lagjen Veternik të Prishtinës.

Policia është njoftuar për rastin rreth orës 10:00. Sipas zëdhënëses së Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, viktima nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Vdekjen e 49-vjeçarit e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Policia, në koordinim me Prokurorinë dhe Inspektoratin e Punës, ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të rastit.