Qindra shqiptarë mblidhen pranë gjykatës, presin verdiktin për krerët e UÇK-së
Qindra shqiptarë janë mbledhur në hapësirat pranë gjykatës, duke pritur verdiktin për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Të pranishmit po e presin vendimin në qiell të hapur, me flamuj dhe simbole kombëtare.
Pak orë para shpalljes së aktgjykimit, qytetarët mbajnë flamuj të Kosovës, Shqipërisë dhe të UÇK-së, ndërsa një pjesë e tyre janë veshur me simbole kombëtare.
Verdikti pritet të shpallet në Hagë më 16 shtator, duke filluar nga ora 10:00.