Qytetarë të shumtë mblidhen në Hagë para vendimit të Speciales
Qytetarë të shumtë janë mbledhur në Hagë, para selisë së Speciales, ku sot pritet të merret vendimi për katër ish-krerët e UÇK-së.
Mobilizimi ka nisur në orët e para të ditës, ndërsa qytetarët po presin zhvillimet jashtë selisë së gjykatës. Nga vendi i ngjarjes janë publikuar edhe pamje të grumbullimit.
Vendimi lidhet me Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin. Pamjet tregojnë nisjen e mobilizimit të shqiptarëve para Speciales në Hagë.