Foto ilustruese: Në Australi, ekspertët: përdoruesit e agjentëve të AI mbajnë përgjegjësi ligjore

Rigjykimi ndaj Egzon Abazit, në gjykatë dëshmon i dëmtuari

Në Departamentin për Krime të Rënda të Gjykatës Themelore në Prishtinë po vazhdon rigjykimi ndaj Egzon Abazit, i akuzuar për vrasje të rëndë në tentativë.

Në gjykatë është paraqitur Lorenc Mshiti, në cilësinë e dëshmitarit dhe të dëmtuarit, për të dëshmuar lidhur me ngjarjen.

Mshiti deklaroi se ishte sulmuar nga së paku katër persona në afërsi të banesave sociale në Hajvali. Ai tha se nuk i kujtohen personat që e kishin sulmuar.

“Në Hajvali, te banesat sociale, kanë ardhur katër ose më shumë persona dhe më kanë gjuajtur. Nuk më kujtohet se kush kanë qenë”, deklaroi Mshiti në gjykatë.

Në këtë çështje penale akuzohet edhe Luan Vitija, të cilin Prokuroria e ngarkon për dhënien e ndihmës kryerësit pas kryerjes së veprës penale.