Foto: Kostoja e ndërtimit në Kosovë rritet për 4,4 për qind

Kostoja e ndërtimit në Kosovë rritet për 4,4 për qind

Kostoja e ndërtimit në Kosovë është rritur për 4,4 për qind në tremujorin e dytë të vitit 2026, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Të dhënat tregojnë se shtrenjtimi po vazhdon edhe gjatë këtij viti.

Sipas të dhënave të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, Indeksi i Kostos së Ndërtimit u rrit për 0,9 për qind në tremujorin e dytë, në krahasim me tre muajt e parë të vitit 2026.

Rritja më e madhe tremujore u regjistrua te energjia, me 2,3 për qind, ndërsa pagat u rritën për 2 për qind. Materialet dhe transporti u shtrenjtuan për nga 1,5 për qind, kurse kostot e tjera u rritën për 0,9 për qind.

Në të njëjtën periudhë, kostoja e makinerive shënoi rënie prej 0,6 për qind. Krahasimi vjetor tregon një rritje të përgjithshme prej 4,4 për qind të kostos së ndërtimit.