Foto: Rrjedhje uji në rrugën “Rexhep Luci”, ndërhyrja vështirësohet nga betoni

Rrjedhje uji në rrugën “Rexhep Luci”, ndërhyrja vështirësohet nga betoni

Një rrjedhje uji është paraqitur në rrugën “Rexhep Luci” në Prishtinë, ndërsa KRU “Prishtina” ka nisur punimet për sanimin e defektit. Kompania ka njoftuar se ndërhyrja po vështirësohet për shkak të betonit në pjesën e rrugës ku ndodhet rrjedhja.

Sipas njoftimit të KRU “Prishtina”, valvula është mbyllur mbrëmë për të ndaluar rrjedhjen. Ekipet e kompanisë janë duke punuar sot për rregullimin e problemit dhe për përfundimin e sanimit.

Kompania ka kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve për vështirësitë dhe kohën e nevojshme deri në përfundimin e punimeve.