Foto: Selma Blair përlotet: "Të lutem, mos u largo" pas vdekjes së Hayden Panettiere

Selma Blair përlotet: “Të lutem, mos u largo” pas vdekjes së Hayden Panettiere

Vdekja e papritur e aktores Hayden Panettiere, 36 vjeçe, ka tronditur Hollywood-in dhe ka nxitur reagime të shumta nga miq dhe kolegë.

Një nga reagimet më të prekshme erdhi nga aktorja Selma Blair, 54 vjeçe, e cila iu drejtua Panettiere në postimin e fundit të saj në Instagram më 27 korrik dhe shkroi: “Të lutem, mos u largo”.

Blair më pas publikoi mesazhe të tjera emocionale, përfshirë: “Nuk po e përballoj dot. Të lutem, qëndro këtu” dhe “Të dua, mikesha ime e dashur”.

Edhe miq e kolegë të tjerë kanë ndarë homazhe në rrjetet sociale; regjisori Randall Slavin ripostoi fotografinë e fundit të Panettiere dhe shkroi: “U prehsh në paqe, H”.