Shoferi në Bërnjak rrezikon trafikun, policia e gjobit 100€

Policia e Kosovës ka gjobitur një drejtues automjeti në Rahovec pasi në rrjete sociale u publikuan pamje ku ai shihet duke kryer manovra të rrezikshme në komunikacion. Pas analizimit të pamjeve, Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor në Gjakovë e identifikoi shoferin dhe më 21 gusht ndërmori masat ligjore ndaj tij; i është shqiptuar një gjobë 100 euro dhe një pikë negative.

Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur në fshatin Bërnjak, ku drejtuesi i një kombi kishte ndërruar shiritin e lëvizjes në mënyrë të pakontrolluar, duke rrezikuar pjesëmarrësit e tjerë në trafik. Pamjet e shpërndara dhanë mundësinë për verifikim dhe identifikim të personit të përfshirë.

Policia i bën thirrje drejtuesve të mjeteve që t’i respektojnë rregullat e komunikacionit dhe të shmangin veprimet që mund të rrezikojnë jetën dhe sigurinë e tyre dhe të të tjerëve në rrugë, ndërsa hetimet për rrethanat vazhdojnë.