Foto: Shpërthim me granatë në Prishtinë, dëmtohen shtëpia dhe Audi Q8

Shpërthim me granatë në Prishtinë, dëmtohen shtëpia dhe Audi Q8

Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur pas mesnate një lagje në Prishtinë, ku dyshohet se një person ende i paidentifikuar ka hedhur granatë dore në oborrin e një shtëpie.

Ngjarja ka ndodhur të dielën, më 30 gusht, rreth orës 01:10, në rrugën “Demë Ahmeti”. Nga shpërthimi janë dëmtuar shtëpia dhe një veturë Audi Q8.

Kamerat e sigurisë kanë kapur personin e dyshuar duke lëvizur me biçikletë pas shpërthimit. Identiteti i tij nuk bëhet i ditur në informacionet e disponueshme.