Studimi i ri ngre pikëpyetje për paracetamolin gjatë shtatzënisë
Një studim i ri ka ngritur pikëpyetje për përdorimin e paracetamolit gjatë shtatzënisë, pasi ka gjetur një lidhje mes ekspozimit ndaj këtij ilaçi dhe disa ndryshimeve në organet riprodhuese të vajzave.
Megjithatë, studiuesit theksojnë se rezultatet nuk provojnë se paracetamoli i ka shkaktuar drejtpërdrejt këto ndryshime. Gjetjet tregojnë një lidhje, por nuk përcaktojnë marrëdhënie shkakësore.
Studimi është publikuar në revistën Human Reproduction Open dhe ka përfshirë gra shtatzëna në Danimarkë, si dhe foshnjat e tyre. Rezultatet lidhen me vajzat e ekspozuara ndaj paracetamolit gjatë shtatzënisë.