Foto: Supremja e anulon vendimin për mbi 7 hektarë tokë në Graçanicë

Supremja e anulon vendimin për mbi 7 hektarë tokë në Graçanicë

Kontesti pronësor për mbi shtatë hektarë tokë në Graçanicë, i nisur më shumë se dy dekada më parë, është kthyer përsëri për shqyrtim në shkallën e parë.

Kolegji i Apelit i Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës e ka aprovuar si të bazuar ankesën e 18 paditësve nga Graçanica. Ankesa ishte paraqitur kundër Agjencisë Kosovare të Privatizimit dhe Komunës së Graçanicës.

Me vendimin e saj, Supremja e ka anuluar vendimin e mëparshëm dhe e ka kthyer çështjen në rivendosje. Kontesti lidhet me një sipërfaqe prej më shumë se shtatë hektarësh tokë në Graçanicë.