Foto: Të shtëna me armë në Mirditë, 65-vjeçari gjendet i pajetë në veturë

Të shtëna me armë në Mirditë, 65-vjeçari gjendet i pajetë në veturë

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar mëngjesin e sotëm në fshatin Ndërfushas të Mirditës, ku një 65-vjeçar është gjetur i pajetë brenda automjetit të tij.

Automjeti ku u gjet viktima ka shenja të lëna nga plumbat. Pamjet nga vendngjarja tregojnë veturën e dëmtuar, ndërsa në zonë ndodhen forcat e policisë dhe grupi hetimor.

Policia dhe hetuesit po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Deri tani, nga të dhënat e publikuara, nuk janë bërë të ditura detaje të tjera për mënyrën se si ka ndodhur ngjarja.