“Të shkatërroj”: tensione mes Xhakës dhe Konsas pas fitores së Arsenalit
Arsenali fitoi 0-2 ndaj Sunderlandit, por në minutat e fundit të ndeshjes pati tensione mes Granit Xhakës dhe mbrojtësit Ezri Konsa.
Përplasja u ashpërsua deri në atë pikë sa lojtarët e të dyja skuadrave ndërhynë për t’i ndarë Xhakën dhe Konsan.
Pas ndeshjes, Konsa pretendoi se Xhaka e kishte provokuar gjatë incidentit dhe se i kishte thënë: “Të shkatërroj”. Mbrojtësi i Arsenalit tha se gjithçka nisi pasi njëri prej bashkëlojtarëve të tij kishte mbetur në tokë.
Sipas rrëfimit të Konsas, Xhaka e kishte kapur bashkëlojtarin e tij për ta ngritur, ndërsa ai ndërhyri duke e shtyrë. Konsa pretendoi gjithashtu se, pas fjalëve të Xhakës, i ishte përgjigjur: “Nëse mendon se ke guxim, eja tek unë pas ndeshjes dhe thuaje sërish”.