Foto: Tentativë grabitjeje në Viti, tre persona të maskuar dyshohet se sulmuan një grua

Tentativë grabitjeje në Viti, tre persona të maskuar dyshohet se sulmuan një grua

Një tentativë grabitjeje ka ndodhur në fshatin Sodovinë e Qerkezëve në Viti, ku tre persona të maskuar dyshohet se kanë hyrë me forcë në një shtëpi, kanë sulmuar një grua dhe kanë kërkuar para.

Rasti ka ndodhur më 13 shtator, rreth orës 22:00. Sipas njoftimit paraprak, personat dyshohet se kanë hyrë në shtëpi dhe më pas kanë kërkuar para nga banorët.

Pas ngjarjes, Policia ka aktivizuar operacionin e njohur si “Unaza e Çeliktë”. Deri në këtë fazë, nuk janë dhënë të dhëna të tjera për identitetin e personave të dyshuar apo për rezultatet e veprimeve policore.