Thaçi dërgon mesazh nga Haga pas protestës në Prishtinë
Hashim Thaçi ka dërguar të fala nga Haga dhe ka falënderuar protestuesit që u mblodhën në sheshin e Prishtinës, duke u thënë se janë bërë “zë i fuqishëm kundër padrejtësisë”. Mesazhi u bë publik pas vendimit të fundit të Gjykatës Speciale.
Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Abelard Tahiri, ka bërë të ditur se është takuar me ish-presidentin e Kosovës në Hagë. Takimi, sipas njoftimit të tij, është zhvilluar pas vendimit të fundit të Gjykatës Speciale.
Përmes një postimi në Facebook, Tahiri ka thënë se ky udhëtim drejt Hagës ishte ndryshe nga vizitat e shumta që kishte realizuar gjatë gjashtë viteve të fundit. Në të njëjtin postim ai ka përcjellë përshëndetjet dhe falënderimin e Thaçit për secilin protestues në sheshin e Prishtinës.