Foto: Thaçi nga Haga: Akuzat për trafikim organesh ishin pretekst për Gjykatën Speciale

Thaçi nga Haga: Akuzat për trafikim organesh ishin pretekst për Gjykatën Speciale

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka hedhur poshtë nga Haga akuzat për trafikim organesh të ngritura pas raportit të Dick Marty-t, duke thënë se ato ishin justifikim për themelimin e Gjykatës Speciale.

Në një intervistë për emisionin “Top Story”, Thaçi deklaroi se hetimet lidhur me këto akuza “nuk çuan as gjëkundi” dhe se për gati gjashtë vjet, sipas tij, janë ricikluar akuza të trajtuara më herët nga institucione të ndryshme të drejtësisë.

Thaçi argumentoi gjithashtu se Ushtria Çlirimtare e Kosovës është hetuar dhe gjykuar më shumë se çdo palë tjetër e konfliktit në ish-Jugosllavi. Sipas tij, lufta në Kosovë ishte përpjekje për vetëmbrojtje ndaj represionit dhe masakrave serbe.

Duke folur për konfliktin, ai tha se Serbia e nisi luftën, ndërsa Kosova u mbrojt nga shfarosja. Këto deklarata e rikthejnë në vëmendje debatin për akuzat e Dick Marty-t dhe themelimin e Gjykatës Speciale.