Tifozët e Juventusit pushtojnë fushën dhe tentojnë t’ia marrin fanellën Edon Zhegrovës
Në momentin kur fishkëlloi gjyqtari në përfundim të miqësores së Juventusit U23, tifozët pushtuan fushën dhe disa prej tyre tentuan me forcë t’i marrin fanellën e Edon Zhegrovës, i cili kishte luajtur në ndeshje.
Në një video të shpërndarë në TikTok duken lojtarët që vrapojnë drejt zhveshtoreve, ndërsa disa tifozë arrijnë të kapin Zhegrovën; për një moment ndërhyn edhe sigurimi për ta ndihmuar lojtarin dhe ta largojë nga skena.
Zhegrova ishte pjesë e fitores 2:0 të “Bianconerëve” ndaj ekipit të dytë dhe, sipas pamjeve, kaloi disa minuta të vështira pas përfundimit të ndeshjes kur ndodhi përplasja me tifozët.