Tre kosovarë arrestohen në Durrës, sekuestrohen rreth 80 kg kanabis
Tre kosovarë janë arrestuar në Durrës dhe janë sekuestruar rreth 80 kilogramë kanabis të llojit “Gelato”, me vlerë tregu të përllogaritur në rreth 1 milion euro.
Policia e Shqipërisë ka publikuar pamje nga operacioni i koduar “Anchor” në Durrës, ku është goditur një skemë e dyshuar e trafikimit të kanabisit nga Kanadaja drejt Shqipërisë dhe Kosovës.
Gjatë aksionit u sekuestruan 127 pako me kanabis, që autoritetet i karakterizuan si produkt me përmbajtje të lartë THC. Hetimet dhe ekzaminimet vazhdojnë për zbardhjen e rrjetit dhe destinacioneve të dyshuara të drogës.