Foto: Turqia kërkon arrestimin e Netanyahut dhe i drejtohet Interpolit për 'Red Notice'

Turqia kërkon arrestimin e Netanyahut dhe i drejtohet Interpolit për ‘Red Notice’

Sipas ministrit turk të Drejtësisë, Akin Gurlek, Turqia ka kërkuar arrestimin e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu dhe i është drejtuar Interpolit për lëshimin e një “Red Notice” në lidhje me ndalimin e një flotile që synonte të dërgonte ndihma në Gaza.

Ministri Gurlek tha se kërkesa i përfshin edhe Afek Moskovitch dhe lidhet me sulmin ndaj aktivistëve të Flotiljes Global Sumud në ujërat ndërkombëtare, një rast që autoritetet turke e trajtojnë si pjesë të një procesi gjyqësor më të gjerë.

Në kuadër të dosjes, thuhet se janë përfshirë gjithsej 35 persona. Në materialet që përmenden si pjesë të hetimit flitet për urdhër-arreste të lëshuara më 14 korrik 2026 për Binyamin Netanyahun dhe Afek Moskovitchin me akuzën e “gjenocidit”, sipas njoftimeve të autoriteteve turke.

Mbetet të shihet nëse Interpol do të pranojë kërkesën dhe çfarë pasojash diplomatike dhe ligjore do të sjellë një eventuale lëshim i njoftimit të kuq për figurat e përfshira.