Ukraina: Çështja e njohjes së Kosovës rikthehet pas luftës
Ukraina do t’i rikthehet temës së njohjes së Kosovës pasi të dalë nga flakët e luftës me Rusinë. Ndërkohë, qëndrimi i saj për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar.
Kjo deklaratë e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, ka nxitur pakënaqësi në Kosovë. Reagimi kulmoi me heqjen e flamurit “Liri për Ukrainën”, i cili qëndronte i varur në objektin e Hotel Grand në qendër të Prishtinës që nga nisja e agresionit rus.
Acarimi në Kosovë është lidhur me qëndrimin e vendit kundër agresionit rus dhe me ndihmën që i është dhënë Ukrainës që nga fillimi i luftës.