Varrimi i 42-vjeçares bëhet sot në Poterq të Epërm
Varrimi i Ganimete Zenelit, 42-vjeçares që ndërroi jetë pas plagëve të marra në incidentin e 6 shtatorit në Poterq të Epërm të Klinës, do të bëhet sot. Në rastin ku ajo humbi jetën, i dyshuar është vëllai i saj.
Ceremonia mortore do të zhvillohet në orën 14:00, në varrezat e fshatit Poterq i Epërm. Familjarët kanë bërë të ditur se pranimi i ngushëllimeve do të bëhet gjatë ceremonisë së varrimit.
Sipas njoftimit të familjarëve, pas ceremonisë nuk do të hapet “e pamja”. Ganimete Zeneli ndërroi jetë në QKUK, pasi nuk arriti t’u mbijetonte plagëve të marra në incident.