Foto: Vdekje e dyshimtë në Dyz, policia nis hetimet

Vdekje e dyshimtë në Dyz, policia nis hetimet

Një person nga fshati Dyz i Podujevës ka vdekur në ambientet e Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës, ndërsa rasti po hetohet nga Policia. Vdekja ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës.

Sipas raportit ditor të Policisë së Kosovës, personi kishte shfaqur probleme shëndetësore dhe ishte dërguar në QKUK për trajtim mjekësor. Ai më pas ka vdekur në ambientet e këtij institucioni.

Lidhur me rastin, me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. Rasti është hapur si vdekje e dyshimtë dhe hetimet kanë nisur për sqarimin e rrethanave.