Foto: Vdes në moshën 78-vjeçare Emma Bonino, përkrahësja e Kosovës

Vdes në moshën 78-vjeçare Emma Bonino, përkrahësja e Kosovës

Ka vdekur në moshën 78-vjeçare politikania dhe aktivistja italiane Emma Bonino, e cila për një kohë të gjatë ishte një zë i fuqishëm mbështetës për Kosovën, si gjatë luftës, ashtu edhe pas saj.

Lajmi për vdekjen e saj është bërë i ditur nga partia “Më shumë Evropë”. Në njoftim thuhet se Italia ka humbur jo vetëm lideren e saj, por edhe “një prej figurave më largpamëse, guximtare e të lira në historinë politike të shtetit tonë”.

Bonino ishte përkrahëse e njohur e Kosovës dhe e kishte mbështetur çështjen e saj edhe gjatë periudhës së luftës. Përkushtimi i saj ndaj Kosovës vazhdoi edhe pas përfundimit të luftës, duke e bërë atë një prej figurave italiane më të afërta me kauzën e vendit.