Vdes Mehdi Mehmeti, një nga figurat e respektuara të volejbollit kosovar
Ka vdekur Mehdi Mehmeti, një nga figurat e respektuara të volejbollit në Kosovë. Lajmi për ndarjen e tij nga jeta është bërë i ditur nga Komiteti Olimpik i Kosovës.
Mehmeti dha kontribut të rëndësishëm në zhvillimin e volejbollit kosovar, duke shërbyer ndër vite si trajner dhe drejtues sportiv. Ai ishte i angazhuar në volejbollin e meshkujve dhe të femrave.
Komiteti Olimpik i Kosovës ka shprehur ngushëllime për familjen Mehmeti, miqtë, bashkëpunëtorët dhe gjithë komunitetin sportiv.