Vdes polici nga Malisheva, Altin Kryeziu, pas aksidentit në detyrë
Polici Altin Kryeziu nga Malisheva ka ndërruar jetë, pasi ishte aksidentuar gjatë kryerjes së detyrës, njoftojnë familjarët.
Kryeziu prej disa ditësh ndodhej në gjendje të rëndë shëndetësore si pasojë e lëndimeve të marra në aksident, sipas njoftimit familjar. Familjarët përmendin se ishin bërë përpjekje për shpëtimin e tij.
Në njoftimin e familjes thuhet: “Me dhimbje të madhe ju njoftojmë se, edhe pas përpjekjeve maksimale dhe luftës së madhe për jetën, sot Altini na la.”