Vetura rrokulliset në magjistralen Gjilan-Prishtinë, pamje nga Slivova
Një aksident trafiku ka ndodhur në magjistralen Gjilan-Prishtinë, në fshatin Slivovë, në drejtim të Prishtinës. Pamjet nga vendi tregojnë një veturë të rrokullisur në mes të rrugës.
Sipas informacioneve të para, dyshohet se vetura është vetë-aksidentuar. Nga pamjet e para vërehen dëme të konsiderueshme materiale në automjet.
Ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar si pasojë e aksidentit. Rrethanat e plota të ngjarjes pritet të bëhen të ditura pas hetimeve nga autoritetet.