Foto: Vrasje në tentativë në Prishtinë, një person plagoset me armë zjarri

Vrasje në tentativë në Prishtinë, një person plagoset me armë zjarri

Një person është plagosur me armë zjarri në një lokal në rrugën “Lidhja e Pejës” në Prishtinë. Rasti ka ndodhur rreth orës 04:00 dhe Policia e Kosovës e ka cilësuar atë si vrasje në tentativë.

Lajmin e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës. Sipas saj, personi i plagosur është dërguar për trajtim mjekësor.

Policia, në koordinim me prokurorinë, ka nisur hetimin për rrethanat e rastit. Në njoftimin e dhënë deri tani nuk janë bërë të ditura detaje të tjera për personat e përfshirë apo mënyrën se si ka ndodhur ngjarja.