Foto: Ymeri: TrainKos nënshkroi kontratë afër gjysmë milioni pa çmime

Ymeri: TrainKos nënshkroi kontratë afër gjysmë milioni pa çmime

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka ngritur shqetësime lidhur me një kontratë të TrainKos për vagonë, në vlerë prej afër gjysmë milioni euro. Sipas pretendimit të saj, kontrata është nënshkruar pa çmime të përcaktuara në paramasë.

“Aq shumë i ka besuar TrainKos kontraktorit për vagonë, sa që është nënshkruar kontrata afër gjysmë milioni pa çmime në paramasë”, ka deklaruar Ymeri.

Sipas deputetes, një praktikë e tillë nënkupton se çmimet përcaktohen më vonë nga kontraktori. Ymeri e ka paraqitur këtë si shqetësim lidhur me mënyrën e përcaktimit të kostos në kontratë.