Foto: Zjarri në Prishtinë përfshin tri vetura dhe një pjesë të shtëpisë

Zjarri në Prishtinë përfshin tri vetura dhe një pjesë të shtëpisë

Një zjarr me rrethana të dyshimta ka shkaktuar dëme të mëdha gjatë natës në Prishtinë, ku tri vetura dhe një pjesë e një shtëpie u përfshinë nga flakët.

Ngjarja lidhet me dëme që kapin rreth 100 mijë euro. Flakët përfshinë automjetet dhe më pas prekën edhe një pjesë të banesës.

Familjarët dyshojnë se zjarri mund të ketë qenë i qëllimshëm dhe kanë ngritur dyshime edhe për përdorimin e një mjeti ndezës, të cilin e përmendin si “Molotov”. Megjithatë, para Policisë ata kanë deklaruar se nuk kanë probleme me askënd.