Zjarri përhapet në Volljakë të Klinës, flakët afrohen te shtëpitë
Situatë shqetësuese është paraqitur sonte në Volljakë të Klinës, ku zjarri po përhapet dhe flakët janë afruar pranë shtëpive në Lagjen Hamzaj.
Për gjendjen nga terreni ka njoftuar faqja zyrtare e fshatit, duke iu referuar informacionit të marrë nga Latë Berisha. Shtëpia e tij ndodhet në afërsi të zonës së rrezikuar.
Zjarri paraqet rrezik për zonën e banuar, ndërsa situata kërkon vëmendje të menjëhershme për shkak të afërsisë së flakëve me shtëpitë në lagje.