Zjarri shpërthen në Preoc të Graçanicës, zjarrfikësit hasin vështirësi
Një zjarr fushor ka shpërthyer në Preoc të Graçanicës, ndërsa ekipet e zjarrfikësve po përballen me vështirësi për t’iu afruar zonës dhe për të intervenuar.
Lajmin e ka konfirmuar Abdusamed Shkodra, zëvendëskomandant i zjarrfikësve për rajonin e Prishtinës. Ai tha se ekipet po hasin pengesa gjatë përpjekjeve për të hyrë në pjesën ku ka shpërthyer zjarri.
“Është një zjarr fushor. Ekipet janë duke pasur telashe, pasi nuk kanë qasje për t’u kyçur në atë pjesë”, tha Shkodra.