Foto: Në Zubin Potok u gjetën tri varreza masive, kërkimet do të vazhdojnë

Në Zubin Potok u gjetën tri varreza masive, kërkimet do të vazhdojnë

Gërmimet në komunën e Zubin Potokut kanë rezultuar me gjetjen e tri varrezave masive, ndërsa përpjekjet për të gjetur mbetje të tjera mortore të personave të zhdukur do të vazhdojnë.

Kryesuesi i Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur, Agron Limani, ka folur për raportin lidhur me këto gërmime dhe për zhvillimet e mëtejshme në këtë zonë.

Limani ka thënë se përpjekjet e fundit nuk janë të parat dhe se nuk do të jenë as të fundit. Sipas tij, gjatë këtij viti dhe viteve të mëparshme janë zhvilluar kërkime për varreza individuale dhe kolektive, por ato nuk kanë sjellë gjithmonë gjetje konkrete.

Ai ka theksuar se puna do të vijojë me synimin për të gjetur mbetje të tjera mortore të personave të zhdukur.