Foto: Hamza para vazhdimit të seancës: PDK-ja do ta votojë Çitakun

Hamza para vazhdimit të seancës: PDK-ja do ta votojë Çitakun

Pak para vazhdimit të seancës konstituive, kreu i PDK-së, Bedri Hamza, deklaroi se deputetët e kësaj partie do ta votojnë Vlora Çitakun për nënkryetare të Kuvendit.

Hamza tha se PDK-ja do ta mbështesë propozimin e saj, ndërsa për mënyrën e votimit u shpreh se nuk ka informacione nëse ai do të bëhet në pako apo veç e veç.

Ai deklaroi gjithashtu se “rendi kushtetues është përmbysur” dhe se përgjegjësia për krijimin e institucioneve i takon partisë së parë. Seanca pritet të vazhdojë me shqyrtimin e procesit të konstituimit të Kuvendit.