Foto: VV-ja nuk i mbështet kandidatët për nënkryetarë të Kuvendit

VV-ja nuk i mbështet kandidatët për nënkryetarë të Kuvendit

Lëvizja Vetëvendosje nuk do t’i mbështesë kandidatët e propozuar për nënkryetarë të Kuvendit nga Lista Serbe, PDK-ja dhe LDK-ja, ka bërë të ditur deputetja Arbërie Nagavci.

Sipas qëndrimit të shprehur nga Nagavci, për propozimin e Listës Serbe nuk do të ketë votë nga VV-ja pa u tërhequr deklarata e Igor Simiqit.

VV-ja nuk do t’i mbështesë as Vlora Çitakun, të propozuar nga PDK-ja për nënkryetare të Kuvendit, dhe as Kujtim Shalën, të propozuar nga LDK-ja për nënkryetar.

Nagavci ka thënë se Çitaku dhe Shala kanë deklaruar publikisht se nuk do ta votojnë presidentin. Për këtë arsye, sipas saj, ata nuk mund t’i kërkojnë votat e deputetëve të VV-së për postin e nënkryetarit.