Foto: Granit Xhaka nën hetim në Zvicër, rrezikon deri në 5 vjet burg

Granit Xhaka nën hetim në Zvicër, rrezikon deri në 5 vjet burg

Granit Xhaka është nën hetim në Zvicër lidhur me dyshimet për sigurimin e një vërtetimi të pavërtetë vaksinimi kundër COVID-19, ndërsa rasti mund të çojë në një dënim deri në pesë vjet burg.

Prokuroria e kantonit të Lucernit ka konfirmuar hapjen e procedurës ndaj futbollistit 33-vjeçar. Hetuesit po shqyrtojnë nëse dokumenti në fjalë lidhet me përmbushjen e kushteve për ndonjë vepër penale.

Xhaka, kapiten i Zvicrës dhe mesfushor i Sunderlandit, është përfshirë në këtë procedurë për shkak të dyshimeve rreth vërtetësisë së certifikatës së vaksinimit. Mundësia e burgimit deri në pesë vjet i referohet dënimit maksimal të paraparë për falsifikimin e dokumenteve dhe jo një dënimi të shqiptuar ndaj futbollistit.